Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim rastin e Ilir Haxhiajt, i dënuar me 15 vjet burgim për dhunën brutale ndaj gruas.
Në kërkesën e paraqitur nga mbrojtësi i Haxhiajt, thuhet se me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë janë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të përcaktuar me dispozitën e nenit 384 par.1.12 lidhur me nenin 370 par.7 të KPPK-së, meqë nuk janë paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se në cilat fakte, prova dhe dëshmi e bazon aktgjykimin, madje, shton ai, nuk përshkruhet fare fakti se pse gjykata e shkallës së parë e bazon aktgjykimin vetëm në disa pjesë të ekspertizës së komunikacionit dhe pse nuk i falë besim ekspertizës mjeko-ligjore e cila sipas ligjit ka të bëj me vërtetimin e shkakut të vdekjes.
Gjykata Supreme ndërkohë ka gjetur se kërkesa e mbrojtësit është e bazuar me arsyetimin se “aktgjykimet kundër të cilave është parashtruar kërkesa përmbajnë shkelje për të cilat pretendohet”.
Gjykata vlerësoi se gjykata e shkallës së parë “përkundër faktit se ekspertiza-raporti i autopsisë të 16.06.2019 përmban një përshkrim dualist përkitazi me shkakun e vdekjes dhe vë në pikëpyetje mënyrën e shkaktimit të lëndimeve trupore të tani të ndjerës, megjithatë nuk ka arsyetuar në mënyrë të qartë dhe të plotë këtë ekspertizë”.
Sipas pikëpamjes së Supremes, nuk janë kontestuese lëndimet trupore të pësuara nga viktima, por kontestuese ka mbetur mënyra e shkaktimit të tyre.
-
Apeli ia vërteton dënimin prej 15 vjetësh burgim burrit që rrahu bashkëshorten për vdekje
-
Për vrasjen bashkëshortes Haxhiaj dënohet me 15 vjet burgim edhe në rigjykim
-
Ilir Haxhiaj dënohet më 15 vjet burgim për dhunën brutale ndaj gruas, familja e kundërshton
-
Supremja liron Ilir Haxhijajn, të akuzuar për lëndim të rëndë me pasojë vdekjen e 54-vjeçares
-
Supremja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares