Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Baicë të Gllogocit, pasi ata kanë shkaktuar aksident trafiku e më pas kanë kërcënuar, fyer dhe kanë sulmuar njërin nga zyrtarët policor.
Zyrtari policor ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, e po ashtu edhe dy të dyshuarit.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksident trafikut, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. Gjate arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njoftohet nga Policia e Kosovës.