Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Lipjan

Foto: Koha / ilustrim

Një grua nga Lipjani ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur më 6 shkurt rreth orës 11:30, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”, ndërsa nuk është thënë nëse ka të arrestuar.

“Ankuesja kosovare raporton se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë dhe shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm