Një punëtor i KEDS-it është sulmuar gjatë së premtes në vendin e tij të punës nga një konsumator. Kjo është bërë e ditur nga KEDS përmes një komunikate ku thuhet se i lënduari ka marrë trajtimin mjekësor ndërsa sulmuesi është shoqëruar në Polici.
KEDS-i u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i ndalin sulmet ndaj punonjësve dhe të mos pengojnë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Njëherazi, KEDS kërkon nga organet e drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë secilin rast të pengimit të punëtorëve të kompanisë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe të ndërmerren veprime konkrete ligjore që ndihmojnë në parandalimin e këtyre dukurive negative, pasi veprimet e tilla do të kenë impakt në distribuimin e energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.
KOHA ka tentuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës lidhur me rastin por që deri tani kanë qenë të paqasshëm.
-
Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Prizren
-
Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Lipjan, arrestohet një i dyshuar
-
Rrihet një polic në Prizren nga personi që kërkohej nga gjykata
-
Lëndohet një punëtor në Prizren
-
Sulmohet punëtori i kompanisë “Pastrimi” gjatë kryerjes së detyrës në Bardhosh