Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Prizren

KEDS

Një ekip e KEDS-it është sulmuar të martën në Prizren teksa po kryente detyrën zyrtare. Për rrjedhojë, një nga punëtorët ka marrë lëndie trupore ka njoftuar KEDS-i.

Njoftohet se ai pas tretmanit mjekësor është duke u shëruar në shtëpi dhe Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.

“KEDS dënon fuqishëm këtë veprim, përderisa ne si kompani presim nga organet e rëndit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe ata që bëjnë veprime të tilla të marrin dënimin e merituar. Rastet e tilla të cilat paraqesin pengesa të mëdha në kryerjen e detyrave për punëtorët tanë që kanë mision furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të vendit. Secili punëtor yni është i përkushtuar të kryejë detyrat e veta zyrtare, ndërsa presim nga të gjitha hallkat e shoqërisë që punëtorëve tanë t’ua lehtësojnë punën, pra të bashkëpunojnë për të gjitha çështjet që ndërlidhen me ta, kur dihet rëndësia jetike e furnizimit me energji elektrike për popullin, e sidomos ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftim.