Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet fizikisht një rojë e pyllit në Podujevë

Një rojë e pyllit është sulmuar fizikisht në fshatin Metergofc të Podujevës, të hënën.

Sipas njoftimit nga raporti i Policisë, viktima e ka lajmëruar rastin në Polici, duke deklaruar se derisa ishte në detyrë është sulmuar nga dy persona.

Bëhet e ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjatë intervistimit e kanë mohuar se e kanë sulmuar viktimën.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.