Dje, rreth orës 22:00, në fshatin Dobratin të Podujevës, tre persona të dyshuar kanë sulmuar rojën e pyllit dhe i kanë grabitur armën zyrtare, njofton Policia e Kosovës.
Policia ka identifikuar personat e dyshuar si ka sekuestruar armën e grabitur nga roja e pyllit, transmeton Koha.net.
Rasti është proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit te Podujevës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.