Komuna e Podujevës shpreh shqetësim lidhur me sulmet fizike ndaj rojeve të pyjeve gjatë kryerjes së detyrës në mbrojtje të pronës dhe pasurisë publike.
Rasti i fundit ka ndodhur më 17.05.2018, kur roja e pyllit Nexhmi Selmani është sulmuar fizikisht në fshatin Dobratin nga dëmtuesit e pyllit.
“Lidhur me rastin është informuat Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pyjeve dhe organeve të tjera relevante. Fatkeqësisht ky rast nuk është i vetmi, kur rojet e pyjeve sulmohen derisa janë në detyrë, në ruajtjen e pasurisë publike”, thuhet në komunikatën e Komunës së Podujevës.
Komuna kërkon nga organet kompetente, Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë, që të ndërmarrin masat ligjore në mbrojtjen dhe krijimin e sigurisë fizike për rojet e pyjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre, në ruajtjen e pyjeve nga prerësit ilegal.