Një person është arrestuar të enjten në Graqanicë për veprën penale “Sulm seksual”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.