Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Streha e fundit” çon në pranga mirditorin e dënuar për trafik droge drejt Kosovës

Një 48 vjeçar nga Mirdita ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Streha e fundit”.

Forcat “Shqiponja” çuan në pranga shtetasi Viktor Lekgegaj, i cili u arrestua në fshatin Perlat i Epër, Mirditë.

Ai rezulton i dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike drejt Kosovës, vepër e kryer rreth vite më parë.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha e fundit”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Edhe Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i LAJMET E MBRËMJES Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i

Operacioni nga Komisariati Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”.

Bie në prangat e Policisë 48-vjeçari nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Lezhë u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Streha e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Edhe Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar Kronikë Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar

Shtetasi Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale/Panorama.al