Ka dështuar sërish të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre të miturve, të akuzuar rreth vrasjes së Aulon Zekës.
Këtë të premte ishte planifikuar që të prezantohej fjala përfundimtare. Mirëpo, ka munguar njëri nga avokatët.
Duke qenë se ky gjykim zhvillohet me dyer te mbyllura, shtyrjen e ka konfirmuar për Kohën Ditore avokati Skender Musa, i cili mbron familjen e të ndjerit.
Seanca e radhës është caktuar për datën 28 mars në orën 9:30.
Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca përfundimtare, pasi fillimisht ishte planifikuar që të mbahet me 16 shkurt, por ishte shtyrë për 9 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet për mars seanca për fjalët përfundimtare ndaj për vrasjen e Aulon Zekës
-
Nesër fjala përfundimtare për vrasjen e Aulon Zekës
-
Tre të miturit nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e Aulon Zekës
-
Shtyhet për në shtator seanca ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt
-
Anulohet seanca në rastin “Tetaj”