Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq i riu që plagosi të dashurën e më pas shtiu mbi veten

Emergjenca - QKUK

Foto: Arkiv

(E përditësuar) - Ka vdekur i dyshuari i cili shtiu fillimisht drejt të dashurës së tij e më pas edhe vetes, duke shkaktuar plagë për të cilat të dy u dërguan në QKUK. 

Policia njoftoi se 32-vjeçari plagosi 24-vjeçaren mbrëmjen e së premtes. Viktima ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve.

Ndërsa burri në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka vdekur në QKUK. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.


Shtie drejt të dashurës e më pas veten, të dy dërgohen në QKUK

Policia ka regjistruar një rast tentim vrasjeje në Ferizaj të premten.

Sipas Policisë, i dyshuari ka shtënë me armë drejt të dashurës së tij e më pas ka qëlluar veten. 

Edhe Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë Kronikë Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë

Të dy janë dërguar në QKUK. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një  karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.