Një shtetas i Serbisë i ka refuzuar udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policorë të Kosovës dhe është futur në territorin e Kosovës, saktësisht te pikëkalimi “Dheu i Bardhë”, në mëngjesin e djeshëm.
Pasi atij i është shqiptuar tiketa dhe ka kryer obligimet, i dyshuari është kthyer në territorin e Serbisë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë ka refuzuar udhëzimet dhe urdhëratë e zyrtarëve policor dhe është futur në territorin e Republikës së Kosovës, të njëjtit iu është shqiptuar tiketë dhe pasi ka kryer obligimet është kthyer në Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.