Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari tenton të udhëtojë me pasaportë false por arrestohet në aeroport

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar që me pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar, të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës për në Frankfurt.

I dyshuari është zënë dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Frankfurt, duke prezantuar pasaportën e një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.