Një 32-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia greke, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në Greqi. Krimi ka ndodhur në 23 dhjetor të 2020, kur i riu shqiptar kishte nisur një konflikt me fqinjët e tij, të cilët i akuzonte se po i “rripnin” nga paratë.
E shoqja e viktimës, ishte administratorja e pallatit ku jetonte shqiptari bashkë me nënën e tij, dhe ai besonte se ajo po merrte më shumë para për shërbimet sesa duhej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi konflikti kapi majën, i riu shqiptar shkoi në vendin e punës së viktimës, e cila ishte punonjëse shëndetësore, dhe e qëlloi pas koke. Më pas trupin e pajetë e tërhoqi deri në veturën e tij në parking për ta lënë diku tjetër. Viktima u gjet e vdekur në makinën e tij në një parking nëntokësor disa kohë më vonë.
Pas krimit, autori kishte ardhur në Shqipëri por nuk ia doli që t’i fshihej drejtësisë greke. Pas kapjes, i riu befasoi më rrëfimin që bëri në Polici, ku deklaroi se: “Mendova se më kishin bërë magji dhe doja t’i hiqja qafe”.
Po ashtu dyshohet se nëna e tij kishte dijeni se i biri kishte planifikuar krimin, dhe u përpoq ta ndalonte por nuk ia doli. /dosja.al