Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një italian, të dy bashkë të cilësuar si personat që zotëronin tregun e drogës në Trieste, kryesisht të kokainës dhe marijuanës.
Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është Leonard Ivanaj, krahu i djathtë dhe personi që furnizonte me drogë italianin Alessandro Spinnato, 28 vjeç, i njohur ndryshe si “Mister Simpatia”.
Italiani ishte edhe truri i gjithë rrjetit të trafikut të drogës, që u arrit të kapej në Trieste të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari fshihej në zonën e Galbagnate, një krahinë e Milanos që prej qershorit të vitit të kaluar, zonë dhe ku u edhe pikas nga karabinerët italianë.
Policia italiane mësohet se i ka shtrirë hetimet për shqiptarin Ivanaj edhe në pista të tjera. Ata kanë dyshime të forta se ai mund të jetë i lidhur me një rrjet të madh prostitucioni, që ofrohet përmes internetit. Dyshime ka se në këtë “biznes” ai mund të jetë ndihmuar sërish nga “Mister Simpatia”.
-
Arrestohen në Itali dy shqiptarë për trafikim të kokainës
-
Arrestohet në Itali shqiptari, “koka” e trafikut të kokainës në Lombardi
-
Trafik ndërkombëtar kokaine, 7 të arrestuar në Shqipëri e Itali
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë