Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë ka bllokuar në doganë 375 kg kafe dhe 21,600 kg qumësht pluhur, pasi ishin jashtë standarteve, bën të ditur Shqiptarja.
Bëhet fjalë për 375 kg të “Kafe Espresso D-CAFFE” që vinte nga Kosova.
Ky produkt është kthyer në vendin e origjinës pasi i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë. Sipas legjislacionit në fuqi, nuk lejohet futja e këtyre produkteve në territorin e Shqipërisë.
Ndërkohë, sa i përket qumështit pluhur i kompanisë “ITAL GEL”, ai është kthyer në vendin e origjinës pasi nuk ishte i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human. 21,600 kg qumësht pluhur vinin nga Serbia.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Tërhiqen nga tregu edhe shtatë produkte të qumështit
-
Akcizë për qumështin pluhur dhe kontrolle të rrepta për produktet e qumështit që hyjnë në Kosovë
-
Kapen 3600 kilogramë kafe që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia
-
Sekuestrohen në dy lokacione në Kosovë vaj e pije të kontrabanduara nga Serbia
-
Shqipëria kthen nga Morina në Serbi miell e lëngje që nuk plotësonin kërkesat ligjore