Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen në dy lokacione në Kosovë vaj e pije të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një kontroll në dy lokacione, në Kijevë dhe në Lipjan, janë hasur mallra pa dokumentacion të prejardhjes, të kontrabanduara nga Serbia.

Sipas Doganës në lokacionin e parë janë gjetur 550 litra vaj ushqimorë me origjinë nga Serbia, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 800 litra Coca-Cola me origjinë nga Serbia po ashtu.

Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet nga Dogana e Kosovës.