Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në një depo në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një depo në Leposaviq ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e mallrave pa doganë.

“Pas pranimit të kësaj informate lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet hetimore/operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale ‘Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’ është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim: 1 .-500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra). -200 litra pije joalkoolike. 450 litra vaj, 500 kg sheqer, 300 kg produkte konditorike, 10 boksa cigare pa banderola”, thuhet në njoftim.

{gallery}

Mbi bazën e këtyre veprimeve thuhet se është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë”, thuhet në njoftim.