Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në depon e një supermarketi në Leposaviq janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të duhanit e pijeve, të cilat nuk kishin dokumente përkatëse.
Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti Anti-Kontrabandë i Doganës së Kosovës dhe janë sekuestruar: 993 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Winston, Davidov; 71 gajbe birra e llojit Tuborg x 20 copë; 28 pako - kanoçe Tuborg x 24 copë; 58 pako alkool Vranac x 6 copë; 27 pako alkool Rubin x 6 copë; 45 pako birra Zajeçar x 24 copë.
Pronari i marketit G.T. dyshohet për tregti të ndaluar, ndërsa është liruar në procedurë të rregullt.
“Për vlerën e cigareve dhe pijet alkoolike të sekuestruara presim konfirmimin zyrtar nga dogana e Kosovës. Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se e dyshuara me iniciale (G.T,) dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘Tregti e Ndaluar’ Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe mbetet që të intervistohet me datë 22.12.2023 në prezencë të avokatit mbrojtës. Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në një depo në Leposaviq
-
Sasi e madhe cigaresh të kontrabanduara sekuestrohet nga Policia
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 80-85 mijë euro, të dyshuarit ikën drejt Serbisë
-
Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë