Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës kanë kryer kontrolle në dy lokacione në pjesën veriore të vendit.
Ky operacion i përbashkët ka ardhur pas përpunimit e trajtimit të disa informacioneve se në pjesën veriore të vendit po kryheshin aktivitete të paligjshme, ka njoftuar PK-ja.
Policia ka kontrolluar një lokacion në Zhitkovc të Zveçanit dhe në një lokacion tjetër në hyrje të Leposaviqit, ku ka gjetur sasi malli të kontrabanduar.
"Në të dy lokacionet ku janë kryer kontrolle janë hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar. Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokolata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës", thuhet në njoftim.
{gallery}
Një ditë më parë, Policia në Zubin-Potok konfiskoi rreth 100 riga për mihje të kriptovalutave.
-
Dogana konfiskon mallra të paligjshme në vlerë 7 mijë euro në Zveçan
-
Bastisje në tetë lokacione në Leposaviq, dyshohet për mall të kontrabanduar
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan
-
Aksion kundër kontrabandës në rajonin e Leposaviqit, gjendet një sasi mallrash