Tre ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familja, një person është gjetur i aksidentuar në afërsi të një ure në Bulqizë të Shqipërisë, nga disa fëmijë që ishin duke luajtur pranë lumit.
Fillimisht fëmijët kishin lajmëruar Policinë pasi kishin parë veturën e aksidentuar.
E forcat policore kanë gjetur brenda të gjallë personin e ri që ishte aksidentuar tre ditë më parë.
Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rrethrrotullimit të Shupenzës është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga verifikimet, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kishte kallëzuar se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./EuronewsAlbania
-
Gjendet shtetasi i Shqipërisë që ishte zhdukur para dy ditësh, është në gjendje të rëndë
-
Alsat: Gjendet e përmbysur makina me të cilin po udhëtonin tre kosovarë që u raportuan të zhdukur
-
Një fëmijë shpëtohet pasi ra në Liqenin e Batllavës
-
Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar
-
Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat