Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “C” në Prishtinë. Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e rastit.
“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën "C" në Prishtinë. Njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, ka thënë ajo.
Ndërkohë që raportohet se vendi ku ka ndodhur shpërthimi është ende i bllokuar nga Policia.
-
Shpërthim në një diskotekë në Prishtinë, ishte përfshirë nga flakët edhe para disa muajve
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë
-
Eksplodojnë dy mjete shpërthyese në Prishtinë, s’ka të lënduar
-
Përfshihet nga zjarri një lokal në qendër të Prishtinës