Një shpërthim me mjet eksploziv ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Suhadoll të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
‘’Për momentin nuk e dimë se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes, jemi ende në fazat fillestare të hetimit. Nuk e dimë autorin. E mira e kësaj është që nuk ka pasur të lënduar, vetëm janë dëmtuar xhamat e pasmë të veturës’’, ka thënë Hoti.
Policia është në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun që çoi deri te vendosja e mjetit eksploziv në veturën e viktimës. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe njësiti i bombave për të zbuluar se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes.

FOTO: KP
Artikuj të ngjashëm
-
FSK-ja shpërthen mjetin që u gjet nga një banor në një fushë në Rahovec
-
Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës
-
Dy makina dëmtohen në Mitrovicë si pasojë e një shpërthimi
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë
-
Gjendet një mjet shpërthyes në një fshat të Gjakovës