Shoferi i cili të shtunën goditi për vdekje një fëmijë pesëvjeçar në Lubizhdë të Hasit është i mitur, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Përmes një përgjigje të shkurtër për KOHËN, Policia në Prizren ka njoftuar se për rastin të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Raporti zyrtar i Policisë:
Aksident trafiku me fatalitet
Edhe
Vdes një 5-vjeçar pasi goditet nga vetura në Lubizhdë të Hasit
Fsh. Lubizhdë, Prizren 10.10.2020 – 12:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë femiun – viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas ligjeve në Kosovë, mosha minimale e lejuar që një person t’i nënshtrohet provimit për patentë shoferë për ngasjen e veturave është 18-vjet.
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”
-
Vdiq një 4-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se u godit me veturë nga një familjar
-
Një e mitur lëndohet pasi shoferi godet shenjën e komunikacionit në Landovicë
-
Aktakuzë të pandehurit që në gjendje të dehur shkaktoi aksident ku vdiq një i mitur