Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Vdes një 5-vjeçar pasi goditet nga vetura në Lubizhdë të Hasit

Një 5-vjeçar ka vdekur të shtunën pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj për kosovapress.