Tre shqiptarë janë arrestuar në Britani, teksa kanë grabitur një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga kriminelët rumunë.
Azen Dajçi, 26 vjeç, i cili drejton një Mercedes të artë me targa HEII BOZ, mori pjesë në bastisje së bashku me të tjerët përfshirë Fabion Kuçi, 27 vjeç, dhe Ardi Sheta, 18 vjeç. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe (Tasered?) Dajçi u përpoq të ikte, por nuk ja doli, transmeton Shqip.
{gallery}
Në nëntor të vitit të kaluar, “Sunday Express” publikoi imazhe të bandës Hellbanianz që pozonin me para, makina, armë dhe kanabis. Banda, e cila ka origjinë nga Barking, ka marrë përsipër tregtinë fitimprurëse të kanabisit dhe ka lidhje me kartelet e kokainës.
“Grupi kishte marrë informacion që kjo ishte një fabrikë që vlente qindra mijëra dollarë. Ata hynë nga dera e pasme dhe filluan që të prisnin kanabisin dhe ta fusnin në qese të zeza. Por u detyruan që të largoheshin duke lënë pas dy qesë dhe një hanxhar”, tha Christopher Hewertson.
-
Grupi kriminal shqiptar "Hellbanianz" lë Londrën për Dubain
-
Shtohen zërat e qeveritarëve britanikë për “dëbim” të shqiptarëve nga Mbretëria e Bashkuar
-
Arrestohen dy shqiptarë e një vietnamez pasi shndërruan një klub nate në fermë kanabisi në Angli
-
Tre shqiptarë dënohen me burgim në Angli për rritje të kanabisit, thonë se ishin të detyruar
-
The Sun: Shqiptarët tallen me drejtësinë britanike, publikojnë foto duke qeshur nga burgu