Kronikë

Shiti pronën e huaj, e kap policia

Policia e Kosovës ka raportuar se të mërkurën ka intervistuar një person të dyshuar lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrim” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Më 3 korrik ishte raportuar në Policinë e Kosovës një rast i shitjes së një prone të paluajtshme, pa dijeninë e pronarit, në vlerë 203 mijë euro.

“Pas pranimit të kësaj informate, Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e person/ave të dyshuar, ku si rezultat është identifikuar personi i parë i dyshuar për kryerjen e veprave penale”, është thënë nga Policia.

Personi me inicialet SH.H. është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Po sahtu janë duke u hetuar edhe tre persona të tjerë në bashkëkryerje të veprave penale.