Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shtetasja e huaj, me autorizim të falsifikuar ia shiti pronat xhaxhait

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të huaj për “legalizim të përmbajtjes së rreme”. 

Ajo kishte përdorur një autorizim të siguruar tek një noter jashtë Kosovës, duke paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj, kinse i njëjti e kishte autorizuar që e dyshuara t’ia shesë pronat e ankuesit që i ka në Republikën e Kosovës. 

E dyshuara disa herë ka provuar t’i shesë parcelat që kanë qenë në emër të xhaxhait të saj (ankuesit) dhe në dy raste ka arritur edhe t’i shesë pronat. Madje Policia ka njoftuar se në një rast ka arritur ta shesë një parcelë në vlerë rreth 150 mijë eurosh. E dyshuara është ndaluar për 48 orë. 

“Me datën 21.10.2026, Policia e Kosovës më saktësisht hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare kanë intervistuar një person (F) shtetase e huaj në cilësinë e të dyshuarës nën dyshimin e bazuar se kishte kryer veprat penale të cekura me lart. E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në Polici në cilësinë e ankueses dhe me të përfunduar procedurat për rastin në të cilin ajo kishte bërë ankesë, hetuesit e Policisë së Kosovës të njëjtën e kanë intervistuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës për rastin e regjistruar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ku e njëjta duke përdorur dokument të falsifikuar/autorizimin të siguruar tek një Noter jashtë Republikës së Kosovës, e këtë e ka arritur duke paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj e me fotografi të tij (personit të panjohur) kinse i njëjti e kishte autorizuar që e dyshuara ti shes pronat e ankuesit që i ka në Republikën e Kosovës, e dyshuara disa herë ka provuar të shes parcelat që kanë qenë në emër të xhaxhait të sajë (ankuesit) dhe në dy raste ka arritur edhe të shesë pronat, (në rastin e fundit kishte arritur ta shesë një parcelë në vlerë rreth 150,000.00 euro). Veprimet hetimore janë bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ku pas përfundimit të deklaratës, Prokurori i Rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimit e të dyshuarës për 48 orë”, ka njoftuar Policia.