Një i arrestuar ka arritur që të “shijojë lirinë” për pak minuta në fundjavë në qendër të Prishtinës, në afërsi të udhëkryqit kryesor në rrugën “Xhorxh Bush”.
Ai kishte ikur nga vetura e Policisë, por arratisja e tij nuk zgjati shumë.
KOHA ka kapur momentin kur policët arrijnë ta kthejnë me pranga në veturë, ndërsa dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë treguar se i arrestuari kishte dalë me vrull nga vetura. Deri në kapjen e tij, vetura e policisë shihet në mes të rrugës e me dyer të hapura për pak minuta.
KOHA ka dërguar pyetjet në adresën e Policisë që tre ditë, por nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion për çështjen në fjalë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ikja e të dyshuarit nga Pallati i Drejtësisë, policia arreston një person
-
Ia vodhën veturën nën kërcënimin e armës, Policia arreston njërin të dyshuar
-
Arratiset i kërkuari, një person tjetër i ndihmoi duke penguar policët
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me lëndë narkotike dhe i goditi me veturë disa policë