Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm është raportuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Ruiste, Zubin Potok.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari mashkull serb, ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në stallën e kafshëve, me ç’rast i kanë vjedhur një lopë dhe dy viça.
Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.