Në kishën e fshatit Zupçë të Zubin Potokut është raportuar për vjedhje.
Ankuesi ka thënë se nga kisha janë vjedhur një kositë bari dhe disa verëra.
Po ashtu, u raportuan të vjedhura edhe kamerat e sigurisë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në kishën e fshatit të cilën e ka nën mbikëqyrje është vjedhur një kositëse bari si dhe disa verëra të ndryshme. Në vendin e ngjarjes në një objekt përcjellës të kishës është vjedhur edhe DVR i kamerave të sigurisë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Një pushkë gjuetie dyshohet të jetë vjedhur brenda një shtëpie në Zubin-Potok
-
Vidhen rreth 1000 euro në kishën e Bushincës
-
Konfiskohet municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok
-
Persona të panjohur vjedhin veturën nga servisi në Komoran