Në fshatin Gradicë të Gllogovcit raportohet se dje janë vjedhur dy lopë.
Policia bën të ditur përmes një komunikate për media se rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:25, transmeton Koha.net.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në stallën e tij të shtazëve dhe nga aty i kanë vjedhur dy kafshë shtëpiake (dy lopë)”, thuhet në komunikatë.
Policia shton se rasti është nën hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Vidhen dy trafo në Trepçë, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro
-
Dyshohet për vjedhje të stolive të arit dhe parave nga një veturë në Gjakovë
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri
-
Vidhen kabllo elektrike dhe vaj në vlerë prej 15 mijë eurosh në “Ibër Lepenc”
-
Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë