Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen tri lopë në Pejë

Lopët

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se janë vjedhur tri lopë të shtunën në fshatin Baran të Pejës. Sipas autoriteteve, lopët e vjedhura kapin vlerën e tre mijë eurove, ndërsa ende s’dihet lokacioni i të dyshuarve.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të nisur procedurë hetimore.

Rasti është iniciua si “vjedhje”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur gjatë natës, në stallën e tij i kanë vjedhur tre gjedhe (lopë) në vlerë rreth 3,500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.