Policia e Kosovës njoftoi se ka parandaluar një rast të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Bërnjak, ku një veture me targa të Serbisë i është gjetur mall i fshehur.
Sipas njoftimit, dyshohet se personit me inicialet S.E, i lindur në vitin 1970, i gjatë gjetur 20 iPhone 14, 10 iPhone 14 Pro dhe 10 iPhone Max të kontrabanduar.


“Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia parandalon në veri një rast të kontrabandës me mallra e një të kalimit ilegal të kufirit
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
-
Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje – vlera rreth 60 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve për telefona, shkelin të drejtat e pronësisë së Apple