Një patrullë policore e shoqëruar edhe nga zyrtarë për mbrojtjen e pyjeve, i kanë ndaluar pardje pasdite dy automjete me sasi drusore të prera pa dokumente përcjellëse dhe të padamkosura me damkë zyrtare diku mbi malet e fshatit Delloc, njoftoi policia në Prizren.
Policia i ka sekuestruar automjetet: një traktor dhe një xhip. Sipas raporteve thuhet se në traktor kishte të ngarkuar rreth gjashtë metra kub dru zjarri, ndërsa në xhip rreth dy metra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në masën e arrestit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës
-
Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, sekuestrohen gjashtë kamionë me dru në Ferizaj
-
Tre persona arrestohen duke prerë drurë ilegalisht në Jezercë të Ferizajt
-
Policia hap rast për dy persona që ilegalisht kanë prerë dru në Malet e Sharrit
-
Ndalohen tre kamionë me mallra kontrabandë