Të paktën gjashtë kamionë që po transportonin dru janë ndaluar nga policia në një ajë aksion kontrollues që është zhvilluar në fshatin Dardani të Ferizajt.
Ky aksion u zhvilluar në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.
Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drurëve”, thuhet në njoftim.
-
Aksion për mbrojtjen e pyjeve, konfiskohen drunj të prerë kundërligjshëm
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës
-
Vëzhgimi me dronë, Policia në Gjakovë për 5 ditë pezulloi 152 patentë shoferë dhe shqiptoi 774 gjoba
-
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në një maune në Ferizaj