Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mall që dyshohet të jetë i kontrabanduar, vlera e të cilit thuhet se është rreth 20 mijë euro.
Malli thuhet se ka qenë i ngarkuar në një automjet më targa vendore.
“Më datë 23.02.2024 ,pas pranimit të një informate se një automjet VË-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani i Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Automjeti thuhet se është tërhequr dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim pasi që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme.
“Me datë 26.02.2024 është paraqitur drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale (A. G.) i moshës 41-vjeçar nga Ferizaj. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura) disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: ‘NIKE’, ‘ADIDAS’, ‘LOUISVUITTON’ etj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe
Zbulohen mallra mbi 500 mijë euro të dyshuara për kontrabandë në Prishtinë
Vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit është rreth 20 mijë euro.
Lidhur me rastin thuhet se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.