Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen mbi 40 armë në një operacion në Prishtinë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës sot në kuadër të një operacioni ka sekuestruar mbi 40 armë, ndërsa janë arrestuar katër persona për veprat penale “fajde” dhe “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve e materieve plasëse” dhe “mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar Policia. 

Janë sekuestruar shtatë automatikë AK47, dy armë të gjata, 34 armë të vogla, një granatë dore, 8980 fishekë, 2580 gramë substancë narkotike të llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga zvicerane, 20 funte dhe katër celularë.

Po ashtu janë sekuestruar pajisje për përpunim të armëve, tyta të armëve dhe dëshmi tjera. Janë bërë bastisje në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

{gallery}