Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen dy armë

Në dy raste të ndryshme, në Suharekë dhe në Prizren janë sekuestruar dy armë të shkurta të cilat janë gjetur në pronësi të qytetarëve, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë në Suharekë e kanë përcjell një të dyshuar gjatë lëvizjeve nëpër Pazar dhe në një moment të përshtatshëm është ndaluar dhe gjatë kontrollit është gjetur një armë e shkurtër artizanale me një fishek të pushkës së gjahut, transmeton Koha.net.

Arma është sekuestruar ndërsa i dyshuari, pas intervistës, është liruar për t’u përballur me drejtësinë sipas procedurës së rregullt.

Ndërsa rasti i dytë është kryer nga hetuesit rajonal të cilët kanë ndjekur gjurmët e një ekspozimi të armës në rrjete sociale. I dyshuari e ka dorëzuar një pistoletë me mbishkrim “Liberty ME 8” pa fishekë. Edhe ky rast ndiqet sipas procedurës së rregullt.