Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion gjatë një aksioni në një autosallon në fshatin Banullë të Lipjanit. Kontrolli është zhvilluar të premten pasdite, në bashkëpunim me njësitë e doganës.
Sipas Policisë, në pronësi të dy të dyshuarve kosovarë janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe 20 fishekë. Përveç kësaj, si prova materiale janë konfiskuar edhe dy telefona celularë dhe një pajisje DVR e kamerave të sigurisë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok