Policia e Kosovës ka sekuestruar 6 aparate me 42 kartela të mihjeve për kriptovaluta në Vushtrri. Sipas njoftimit, sekuestrimi u bë në fshatin Druarë pas ndalimi dhe kontrollit të një veture me targa vendore.
“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”, thuhet në njoftimin policor.
Drejtuesi i veturës është intervistuar e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në veri
-
Gjenden 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë
-
Në Prishtinë sekuestrohen pajisje për mihje të kriptovalutave
-
Në Lipjan sekuestrohen disa aparate për prodhim të kriptovalutave
-
Në Suharekë sekuestrohen 28 aparate për kriptovaluta, rryma vidhej