28 aparate për prodhim të kriptovalutave dhe 46 kartela grafike janë sekuestruar të shtunën në fshatin Bllacë të Suharekës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, për rastin në fjalë KEDS-i ka konstatuar se rryma ka qenë e kyçur ilegalisht.
Policia ka thënë se e ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prizren për rastin dhe se veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës.
Vendimi për ndalimin e mihjes së kriptovalutave u mor në fund të vitit 2021, si masë emergjente për kursim të energjisë elektrike. Deri tash në gjithë vendin janë sekuestruar qindra pajisje të tilla.
KOHA ka raportuar se si gjoba është e vetmja mundësi ndëshkimi për mihësit e kriptovalutave. Më shumë mund të ndëshkohen vjedhësit e rrymës dhe ata që shfrytëzojnë pajisje të futura në Kosovë duke i ikur doganës.
-
Podujevë, vidhet rrymë nëpërmjet pajisjeve për prodhim të kriptovalutave
-
Në Prishtinë sekuestrohen pajisje për mihje të kriptovalutave
-
Në Lipjan sekuestrohen disa aparate për prodhim të kriptovalutave
-
Sekuestrohen 3 aparate të kriptovalutave në Fushë-Kosovë
-
Sekuestrohen aparate të mihjeve për kriptovaluta edhe në Vushtrri