Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur së zbatuari planin operativ ,“Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve.
Në kuadër të këtij aksioni, Policia gjatë kësaj periudhe, në bashkëpunim edhe me Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka bërë:
- Pika kontrolli – 53
- Persona të legjitimuar – 69
- Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 44
- Fletëparaqitje – 23
- Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 9
- Sasia e konfiskuar e drunjtëve - 41.7 m/3
Artikuj të ngjashëm