Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 24 thika në pikën kufitare në Merdar.
Policia ka thënë se thikat janë gjetur në një autobus Mercedes me targa vendore në mëngjesin e të dielës.
“Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika). Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt. Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces”, njofton Policia e Kosovës.
Për sekuestrimin e thikave ka njoftuar edhe Dogana e Kosovës. Ajo ka bërë të ditur se thikat u sekuestruan nga Dogana dhe iu dorëzuan më pas Policisë Kufitare.
-
Kapet arma me 50 fishekë në një autobus
-
Pistoletë e 28 fishekë në valixhen e pasagjerit të një autobusi në Merdar
-
Ndalohet autobusi me targa të huaja në Merdar, në një valixhe gjenden pajisje të dyshuara ushtarake
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person