Dy persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë sekuestruar 20 kg kanabis në operacionin e koduar “Ura e Muhurit”, nga policia e Dibrës.
Policia ka ndaluar një mjet tip “Suzuki” me drejtues Asllan Cani 47 vjeç. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë drejtuesi i mjetit, Asllan Cani, Ervin L., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim një 29-vjeçar pasi nuk iu bind urdhrit të policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilin lëviznin.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndjeke me automjete nëpër rrugë, Policia i gjen të dyshuarit 10 kg kanabis në automjet
-
Sekuestrohen 18 kg marihuanë në Prizren
-
Në Shkodër sekuestrohen gati 100 kg kanabis, arrestohen 4 persona
-
Kapen në Peqin 200 kg drogë, katër të shoqëruar
-
Kapen 21 kilogramë kanabis në Krujë, një person i arrestuar tjetri shpallet në kërkim