Gjatë pasdites së djeshme në fshatin Kryshevc në Skenderaj është raportuar për një aksident me fatalitet.
Në raportin policor thuhet se përderisa një mashkull ishte duke vozitur traktorin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e rrokullisjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore me ç’rast ka ndërruar jetë.
Me këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe një femër e cila është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore.