Policia e Prizrenit, njofton se rreth orës 20:00, nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pranuar një informatë se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.
Siç thuhet në njoftim, viktima me iniciale R. K. 60 vjeçar, ka ndërruar jetë në rrugën për në urgjencë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, përfundon njoftimi.