Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Krojmir të Lipjanit, pasi dyshohet se e ka goditur një person me shkop druri. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:00, në tarracën e një marketi.
Viktima ka pësuar lëndime dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak në tarracën e një marketi e kishte sulmuar fizikisht duke e goditë me një shkop druri viktimën mashkull kosovar. Viktima si pasoj e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.