Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrëzohet në vendin e punës një punëtor në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se një punëtor është rrëzuar në vendin e tij të punës në Prishtinë të shtunën.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi përgjegjës i kompanisë është intervistuar, e është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezik i sigurisë në vendin e punës”.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Personi përgjegjës i kompanisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.